Dispozitat për ujrat.
- Uji u krijua për të qenë ŧahûr [i], që të pastron nga aĥdâthet [ii] dhe nexhâsâtet [iii].
- Ŧahâra nuk mund të arrihet me lëng tjetër veç ujit.
- Nëse uji arrin masën ķul-letejn (2 ķul-le) ose është i rrjedhshëm, atë nuk e bën të papastër asgjë, përveç rastit kur atij i ndryshon ngjyra, ose shija, ose era e tij (nga përzjerja me papastërti).
- Çdo ujë poshtë kësaj mase bëhet i pisët nëse përzihet me nexhase.
- Ķul-letejni është e barabartë me 108 raŧl të Damaskut (afërsisht 290 litra).
- Nëse në ujë përzihet diçka që nuk është ŧahûr, apo përzihet me të diçka që ia ndryshon emrin (ujë), apo (ky ujë) është përdorur për të larguar ĥadethin; të gjitha këto ia largojnë cilësinë e tij si ŧahûr (i pastër-pastrues).
- Nëse dikush ka dyshime rreth ŧaharës apo nexhases së një uji apo diçkaje tjetër, duhet të gjykojë duke u bazuar mbi jaķîn (faktin më të sigurt).
- Nëse ka dyshime mbi vendin e papastërtisë së ujit apo diçkaje tjetër, duhet të lajë më tepër prej robës, aq sa të krijojë jaķin siguri se e ka larë vendin me nexhâse.
- Nëse kemi dy lloje ujrash, një lloj ŧâhir dhe një tjetër nexhis dhe nuk mund t’i dallojmë nga njëri-tjetri, duhet ti lemë dhe të marim tejemum nëse nuk gjejmë ujë tjetër.
- Nëse kemi dy lloje ujrash, një lloj ŧahûr dhe një tjetër ŧâhir dhe nuk mund t’i dallojmë nga njëri-tjetri, atëherë duhet të marim abdes nga një herë me sejcilin prej atyre të dyve.
- Nëse kemi rroba ŧâhira dhe nexhise të përziera me njëra-tjetrën dhe nuk mund të dallojmë, duhet që të falim aq namaze sa roba nexhise kemi, plus një. Pra të falim edhe një namaz më tepër sa rroba nexhise kemi.
- Nexhaseti i qenit dhe i derrit pastrohet duke e larë shtatë herë njëra prej të cilave me dhé.
- Në llojet e tjera të nexhasateve mjaftojnë tre larje pastruese.
- Nësa nexhaseti është në tokë mjafton që mbi të të hidhet një masë uji që të pastrohet, sepse profeti a.s ka thënë: Ŝab-bû alâ beulil ea’râbiji dhenûben min mâin. Hidhni mbi urinën e nomadit një kovë ujë.
- Për tu pastruar nga urina e fëmijës mashkull që vazhdon të jetë në gji dhe nuk ka filluar ushqim tjetër, mjafton që vendi të spërkatet me ujë.
- Po kështu veprohet edhe për tu pastruar nga medhij-ju.
- Nëse masa e medhijit, gjakut apo qelbit që ka rënë në robë është e pakët, ajo është e tolerueshme. Kriteri gjykues për përcaktimin e masës “pak” apo “shumë” kthehet tek gjykimi i njeriut. Pak quhet ajo që çdo njeriu i duket e tillë dhe nuk duket shumë.
- Sperma e njeriut dhe urina e çdo kafshe së cilës i hahet mishi janë ŧahira.