Dispozitat për enët.
- Nuk lejohet përdorimi i enëve të floririt dhe argjendit, as për pastrim dhe as për gjë tjetër sepse Ĥudhejfetu ka transmetuar se profeti a.s ka thënë: “Mos pini në enët e floririt dhe të argjendit dhe mos hani në enët e tyre, spse ato janë për ta (për qafirët) në dynja dhe për ju në aħiret.
- Thurja e enëve me flori dhe argjend ka të njëjtin gjykim (pra e ndaluar), përveç rastit kur kjo bëhet me argjend dhe në masë të pakët.
- Lejohet përdorimi i të gjitha enëve të tjera të pastra.
- Lejohet përdorimi i enëve të ehlil kitâbit dhe i robave të tyre për sa kohë nuk e dimë se ato janë nexhise (të pa pastra).
- Leshi i të ngordhurës dhe qimet e saj janë ŧâhira (të pastra)
- Çdo lëkurë të ngordhure është e papastër, është tharë me dibâĝ apo jo. Po kështu edhe kockat e saj.
- Çdo e ngordhur është nexhise përveç njeriut.
- Edhe kafshët ujore që nuk jetojnë veçse në ujë janë të pastra, të lejuara sepse profeti a.s ka thënë për detin: ”Uji i tij është ŧahûr (i pastër dhe pastrues) dhe të ngordhurat e tij janë ĥallall”.
- Insektet që nuk kanë gjak të rrjedhshëm janë gjithashtu ŧâhira të pastra veçse nëse lindin dhe formohen nga nexhâsâtet.
Kryerja e nevojave.
- Për atë që dëshiron të hyjë në vendin e kryerjes së nevojave, është e pëlqyeshme të thotë:
Bismil-lâh me emrin e Allahut
Eûdhu bil-lâhi i kërkoj mbrojtje Allahut
minel ħubthi që të më ruajë nga ħubthi (e keqja)
uel ħabâith dhe ħabâithi (shejtanët)
ue miner-rixhsi en-nexhisi si dhe prej të poshtërit, të pisëtit,
esh-shejŧânir-raxhîm shejtanit të mallkuar!
- Kur të dalë prej andej të thotë:
Ĝufrâneke faljen tënde kërkoj o Zot
Elĥamdu li-lâhil-ledhî falenderimi i takon Allahut i cili
Edhhebe an-nî el edhâ e largoi prej meje të keqen
Ue âfânî dhe me bëri të shëndetshëm.
- Kur hyn në banjë hyn me këmbën e majtë, ndërsa kur del prej saj del me të djathtën.
- Të mos hyjë në banjë me diçka ku shkruhet përkujtim i Allahut vetëm nëse e shtyn nevoja.
- Gjatë kryerjes së nevojave të mbështetet mbi këmbën e tij të majtë dhe nëse është në një vend të hapur (jo në ndërtesë) duhet të largohet dhe të fshihet nga shikimi i njerëzve.
- Kur kryen urinën duhet të zgjedhë një vend të butë (që të mos spërkatet).
- Duhet të bëjë kujdes që të mos urinojë nëpër vrima, të çara (toke a muri), në rrugën (ku kalojnë njerëz), nën hijet ku (zokonisht) pushojnë njerëzit dhe as nën pemët frytdhënëse (drufrutorët).
- Gjatë kryerjes së nevojave duhet të mos drejtohet apo kthejë kurrizin diellit dhe hënës dhe as kibles, sepse profeti a.s ka thënë: “Mos u drejtoni nga ķibleja gjatë kryerjes së nevojës apo urinimit dhe as mos i ktheni shpinën asaj. Ndërsa brenda ndërtesës diçka e tillë është e lejuar.
- Pasi mbaron urinimin duhet të fshijë organin e tij dhe e shtrydh atë tre herë nga fillimi deri tek koka.
- Nuk duhet ta prekë organin me dorën e djathtë (gjatë urinimit) dhe as të (bëjë istixhmar) fshihet me të.
- Nëse pastrohet me gur apo gjëra të ngjashme le ta bëjë me një numër tek fshirjesh dhe pastaj le të pastrohet me ujë. Por edhe nëse mjaftohet me istixhmar (fshirje) ajo është e mjaftueshme. Vetëm në rast se papastërtia e ndot më shumë se venddalja, (atëherë është detyrë pastrimi me ujë)
- Istixhmari është i pamjaftueshëm nëse bëhet me më pak se tre fshirje pastruese.
- Istixhmari është i lejueshëm të bëhet me çdo gjë të pastër dhe është i vlefshëm dhe pastrues, përveç bajgave, kockave dhe çdo gjëje të vlefshme.
Kapitulli i abdesit.
- As abdesi dhe asnjë adhurim tjetër nuk është i saktë vetëm nëse kemi bërë nijetin, sepse profeti a.s ka thënë: “Punët vlerësohen veçse sipas nijetit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për qëllim.”
- Pastaj thotë bismil-lâh me emrin e Allahut, lan duart tre herë, pastaj bën mađmađa dhe istinshaķ tre herë duke bashkuar mes tyre në një dorë të vetme ose tre herë.
- Pastaj lan fytyrën e tij tre herë nga pjesa ku fillojnë flokët e ballit e poshtë deri në mjekër dhe nofullën e poshtme për së gjati dhe nga veshi në vesh për së gjëri.
- Nëse mjekra e tij është e dendur duhet ta njomë atë duke futur gishtat nëpër të. Por nëse mjekrën e ka aq të rrallë sa i duket lëkura e ka detyrë që të lajë mirë atë.
- Pastaj lan llërët deri tek bërryli duke e përfshirë edhe atë në larje.
- Pastaj me duar të lagura fshin fërkon kokën dhe veshët. Me dy pëllëmbët e tij ia fillon nga pjesa e përparme e kokës derisa arrin tek pjesa e pasme pastaj i këthen ato prej nga filloi.
- Pastaj lan këmbët deri tek nyjet duke i futur edhe ato në larje. Lan mirë hapësirën mes gishtave.
- Pastaj ngre vështrimin drejt qiellit dhe thotë:
Esh hedu en dëshmoj se
Lâ ilâhe il-lall-llâhu Nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut
uaĥdehû lâ sherîke leh Ai është i vetëm dhe nuk ka partner me të
ue eshhedu en-ne Muhameden dhe dëshmoj se Muhamedi
abduhû ue rasûluh është adhuruesi dhe profeti i Tij
- Ajo që është e detyrueshme në abdes është: nijeti, larja e gjymtyrëve njëherë të vetme përveç dy pëllëmbëve, mes’ĥi të gjithë kokës, radha e veprimeve të abdesit sipas rradhës së përmendur, mos vonimi i larjes së një gjymtyre aq sa të thahet tjetra para saj.
- Ajo që është e pëlqyeshme në abdes është: tesmijetu (bismilahi), mađmađa dhe istinshaķu i thellë veç nëse je agjërueshëm, taħlilu i mjekrës dhe fërkimi i hapësirave mes gishtave, fshirja e veshëve, të filluarit me krahun e djathtë para të majtës për çdo gjymtyrë, larja nga tre herë. Por është e papëlqyeshme të shtohet mbi tre herë dhe të shpërdorohet uji. Është i pëlqyeshëm përdorimi i misuakut kur ndryshon era e gojës, kur ngrihesh nga gjumi dhe për namaz. Profeti a.s ka thënë: “Sikur të mos ia vështirësoja umetit tim do ti urdhëroja për misvak për çdo vakt namazi”. Misuaku është i pëlqyeshëm të përdoret në çdo kohë veç në rastin kur jemi agjërueshëm pas kohës së zeualit.
Kapitulli i mes’hit mbi huf.
- Lejohet marrja e mes’ĥit mbi ħuf ose mbi veshjet e këmbës të ngjashme me to, si çorapet e trasha që mund të qëndrojnë në këmbë ose El xhermûķu i cili mbulon dy nyjet e këmbës. Por kjo vlen vetëm për ŧahârën e vogël (abdesin).
- Kjo mënyrë mund përdoret një ditë dhe një natë për vendaliun dhe tre ditë e tre netë për udhëtarin, sa herë që prishet abdesi, sepse profeti a.s. ka thënë: “Musafiri i fshin mestet tre ditë sëbashku me netët e tyre, ndërsa vendaliu i fshin ato një ditë e një natë.”
- Pasi i ka dhënë mes’h dhe mbaron koha e mes’hit apo e zhvesh atë para përfundimit të kohës, ŧahara e tij (abdesi) është prishur.
- Ai që e nis mes’ĥin si musafir dhe pastaj mbërin në vendin e tij, ose e nis atë si vendali dhe pastaj niset në udhëtim e përfundon kohën e mes’ĥit si të ishte vendali.
- Lejohet dhënia mes’ĥ mbi amame (nëse ajo ka bisht të gjatë dhe mbulon të gjithë kokën, përveç pjesëve që zakonisht nuk mbulohen.
- Kusht për saktësinë e mes’ĥit në të gjitha sa u përmen është që ato të vishen pas marjes së një abdesi të plotë.
- Lejohet mes’ĥi mbi fashot me të cilat është lidhur plaga, deri kur të shërohet, por me kusht që (pjesa e lidhur) të mos e kalojë masën e nevojshme.
- Burri dhe gruaja në këto janë njëlloj, përveç faktit që gruaja nuk i jep mes’ĥ kokës mbi amameh
Kapitulli “Çfarë e prish abdesin”
- Ato janë shtatë 7:
- Ajo që del nga dy rrugët.Papastërtitë që dalin nga çdo vend i trupit nëse janë në masë të madhe.Humbja e vetëdijes, përveç gjumit të lehtë ulur ose në këmbë.Prekja e organit gjenital me dorë.Prekja e lëkurës së një femre nga lëkura jote, nëse bëhet me epsh.Braktisja e islamit (er-rideh).
- Ngrënia e mishit të devesë, sikurse është transmetuar prej profetit a.s. i cili kur është pyetur: “A të marim abdes prej ngrënies së mishit të devesë?”, ai ka thënë: “po! Merni abdes prej (ngrënies së mishit të) saj”. Pastaj atë e pyetën: “A të marim abdes prej ngrënies së mishit të bagëtive të imta (dele, dhi)?” Ai tha: “Nëse dëshiron mer abdes e nëse jo mos mer!”
- Ai që është i sigurt se ka marë abdes por ka dyshim a e ka prishur abdesin; ose, është i sigurt se e ka prishur abdesin dhe ka dyshim a mori abdes apo jo, ai duhet të marë për bazë sigurinë.
Kapitulli “Gusuli për xhenaben”
- Ajo që e bën të detyrueshëm gusulin është:
- Dalja e spermës, pra e atij lëngut që del me forcë dhe me epsh,
- Ndërfutja e dy organeve.
- Uaxhibatet e gusulit janë:
- Nijeti.
- Larja e të gjithë trupit me ujë së bashku me mađmađan dhe istinshâķun.
- Është e pëlqyeshme
- Et-tesmijetu (të thënurit bismil-lâh.).
- Të fërkuarit e trupit me dorë. Le të veprojë ashtu sikurse ka transmetuar El mejmûnete e cila ka thënë: “Unë u kujdesa njëherë për të mbuluar profetin a.s. kur ai po merte gusul prej xhunubllëkut. Fillimisht ai lau duart (deri në kuçe). Pastaj mori ujë me të djathtën e tij dhe e hodhi në të majtën e tij me të cilën pastroi vendet intime. Pastaj e fërkoi dorën e tij për toke ose për muri. Pastaj mori abdes të plotë si për namaz. Pastaj hodhi ujë mbi të gjithë trupin. Pastaj u mënjanua dhe lau këmbët e tij”.
- Nuk është detyrë zgjidhja e gërshetëve për gusulin e xhunubllëkut nëse uji arrin të depërtojë në themelet e flokëve.
- Nëse me këtë gusul bën nijet të dyja llojet e pastrimit (guslin dhe abdesin) kjo është e vlefshme dhe e mjaftueshme për të.
- Po kështu, edhe kur mer tejemum, nëse bën nijet për të larguar xhunubllëkun dhe për mungesën e abdesit, kjo është e mjaftueshme.
- Por nëse bën nijet vetëm për njërën nga pastrimet atij nuk i takon veçse ajo që pati nijet.
Kapitulli “Tejem-mumi”
- Përshkrimi i tij: Të godasë me dy duart e tij mbi atë që quhet El ŝaîd El ŧaj-jib (sipërfaqen e (tokës së pastër), një herë të vetme dhe me ato të dyja (pëllëmbët) të fërkojë fytyrën dhe kurrizin e dy duarve të tij. Argument për këtë është fjala e profetit a.s. drejtuar Amarit (i cili për të marë tejemum e zhgërreu të gjithë trupin e tij për toke): “ty të mjaftonte kjo. Dhe pasi goditi me dy pëllëmbët e tij tokën fërkoi me to fytyrën dhe kurrizin e dy duarve të tij.”
- Nëse, për tejemum, e godet tokën më shumë se një herë, apo fërkon një sipërfaqe më të madhe prej gjymtyrëve të tij, kjo është diçka e lejuar.
- Tejemumi ka katër sharte (kushte për të qenë i saktë dhe i vlefshëm):
- Pamundësia për të përdorur ujin,
- ose për shkak të mos gjetjes së tij,
- ose nga frika e ndonjë dëmi nga përdorimi i tij për shkak të sëmundjes apo të ftohtit të acartë,
- ose nga frika e etjes për veten, për bashkëudhëtarin, apo kafshën e udhëtimit,
- ose nga pamundësia për ta kërkuar për shkak të frikës për veten dhe pasurinë e tij nëse shkon për të kërkuar,
- ose për pamundësinë e gjetjes së ujit për shkak të çmimit të lartë të blerjes së tij.
- Pamundësia për të përdorur ujin,
Nëse ka mundësi të përdorë ujë qoftë edhe për një pjesë të trupit të tij, e përdor atë, ndërsa për pjesën tjetër të trupit mer tejemum.
- Hyrja e kohës. Pra nuk është e vlefshme që të marë tejemum:
- përpara se të ketë hyrë koha e namazit,
- dhe as për nafile gjatë kohës së ndaluar për nafile.
- Nijeti. Kështu nëse bën nijet të marë tejemum për të falur nafile, ky tejemum nuk është i vlefshëm për të falur farzin. Por nëse bën nijet që të marë tejemum për farzet, ky tejemum është i vlefshëm dhe i mjaftueshëm për të falur edhe synete dhe nafile të tjera, derisa të dalë koha (dhe të hyjë koha e namazit tjetër apo të hyjë koha e ndalimit për nafilet)
- Përdorimi i dheut. Nuk është i vlefshëm dhe as i saktë marja e tejemumit, përveçse me dhé të pastër e të pluhurosur.
- Tejemumin e prish
- Çdo gjë që prish pastërtinë e arritur nëpërmjet ujit (pra çdo gjë që prish gusulin dhe abdesin).
- Dalja e kohës,
- Dhe rikrijimi i mundësisë për të përdorur ujin, qoftë edhe nëse je duke falur namaz.
Kapitulli “El hajd”
- Ĥajđi (periodat) bën të ndaluar dhjetë gjëra:
- Faljen e namazitdhe detyrueshmërinë e tij,Kryerjen e agjërimit,Kryerjen e tauafit,Leximin e Ķur’ânit,Prekjen e muŝ’ĥafit,Qëndrimin në xhami,Mardhëniet intime në organin femëror,Divorcin gjatë kohës së periodave,
- Afatpritjen e të divorcuarës të llogaritur me muaj.
- Hajdi (pas pastrimit) bën të detyruar gusulin.
- Nëpërmjet tij gjykohet për arritjen e moshës së pubertetit.
- Me fillimin e hajdit afatpritja e të divorcuarës bëhet duke llogaritur nëpërmjet hajdit (periodave), jo në përmjet muajve sikundër veprohej para se të kishte arritur moshën e hajdit.
- Me ndalimin e gjakut bëhen të lejuara vetëm veprimi i agjërimit dhe divorcit, ndërsa gjërat e tjera nuk janë ende të lejuara derisa të meret gusul.
- Lejohet kënaqësia seksuale me gruan me hajd, përveç mardhënieve intime në organin femëror. Profeti a.s. ka thënë: “Kënaquni me gjithçka prej tyre përveç mardhënieve (në organin femëror)”
- Koha më e shkurtër e hajđit është një ditë dhe një natë.
- Koha më e shkurtër e pastërtisë mes dy hajdeve është 13 ditë, ndërsa më e gjata nuk ka kufi.
- Mosha më e vogël në të cilën mund të vijë hajdi është 9 vjeç, ndërsa mosha më e madhe është 60 vjeç.
- Fillestarja nëse sheh gjakun gjatë një kohe kur është e mundur hajdi të vijë në atë lloj kohe, nuk fal namaz. Por nëse gjaku pushon në më pak se (24 orë) një ditë e një natë, atëherë ky nyk është gjak hajdi.
- Nëse e kalon më shumë se një ditë dhe një natë dhe nuk e kalon kohën më të gjatë të hajdit, atëherë ai është hajđ.
- Nëse asaj i përsëritet e njëjta gjë për tre muaj rresht atëherë kjo është koha e hajdit të saj dhe tashmë është kthyer në zakon.
- Por nëse e kalon kohën më të gjatë të hajđit atëherë teprica konsiderohet istihađa. Në një rast të tillë ajo e ka për detyrë që në përfundim të kohës së hajdit të marë gusulin e përfundimit të hajdit të pastrohet dhe izolohet mirë. Për çdo vakt namazi, pas hyrjes së kohës së namazit, e ka për detyrë që të pastrojë organin e saj dhe ta izolojë mirë, dhe pastaj të marë abdes. Ky është gjykimi edhe për ata që vuajnë nga prostati apo sëmundje të kësaj natyre (që u prisht abdesi shpesh).
- Nëse gjaku vazhdon të dalë edhe në muajin e dytë, atëherë:
- Nëse ëshŧë nga ato që kanë pasur zakon të llogarisin hađin e tyre sipas ditëve të muajit dhe numrit të tyre, ajo vazhdon të gjykojë në të njëjtën mënyrë, pra sipas ditëve që gjykonte më parë.
- Por nëse është nga ato që kanë pasur zakon të llogarisin hađin e tyre sipas ngjyrës dhe erës së tij (pra gjaku i hajdit është i zi dhe i trashë), ajo vazhdon të gjykojë në të njëjtën mënyrë, pre sipas cilësive të gjakut që sheh.
- Nëse është fillestare apo e ka harruar kohën dhe zakonin e hajđit të saj, atëherë ajo qëndron si haid 6 ose 7 ditë në muaj, sepse kjo është zakonisht kohëzgjatja e hajdit tek gratë.
- Shtatzanës nuk i vjen hajdi. Por në rastin kur sheh gjakun një, dy apo tre ditë para lindjes, ai konsiderohet gjak lehonie (nifâs).
Kapitulli “El nifas”
- Nifasi është gjaku që del për shkak të lindjes.
- Ai ka të njëjtin gjykim si hajđi në drejtim të asaj se çfarë bën të ndaluar e çfarë i lejohet, çfarë ka si detyrë dhe çfarë nuk e ka detyrë.
- Koha më e gjatë e nifasit është 40 ditë. Ndërsa më e pakta nuk ka përcaktim.
- Nëse sheh pastrimin ajo duhet të marë gusul dhe konsiderohet e pastër (pra mund të falë namaz dhe të agjërojë).
- Nëse brenda 40 ditëshit i këthehet gjaku ai përsëri konsiderohet nifas.